Erdogan: SHBA-ja nuk i është përgjigjur kushteve tona për një rol aktiv në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se SHBA-ja nuk i është përgjigjur kushteve të paraqitura nga Ankaraja për të luajtur një rol më të madh në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve.

Duke folur me gazetarët në aeroportin e Ankarasë para se të fillojë një tur në Afrikë, Erdogani deklaroi se “koalicioni nuk ka marrë masat që ne i kërkuam”.

Turqia i kërkon kryesisht Uashingtonit të pajisë dhe stërvisë forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ASL) për të luftuar regjimin e presidentit Bachar al Assad, duke kërkuar krijimin e një zone tampon në Siri përgjat kufirit të saj dhe krijimin e një zone të përjashtimit ajror.

Ai theksoi se Turqia nuk do të implikohet më në koalicion deri sa këto kushte të përmbushen. “Por me sa duket Turqia do të mbajë këtë pozicion deri në fund të procesit”, vazhdoi ai.

Deri tani, i vetmi kontribut i Ankarasë në koalicionin ndërkombëtar kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS), që kontrollon territore të gjera në Siri dhe Irak, ishte që t’i mundësonte disa luftëtarëve kurdë që të kalojnë kufirin për të shtyrë ofensivën e ISIS-it në qytetin sirian të Kobanes.

Lajme të ngjashme

Back to top button