Maqedonia me katër boksier te “Adem Jashari”

Fundjava që vjen do të sjell një nga turnet më të mirë amator në Ballkan, e që mban emrin e heroit kombëtar “Adem Jashari. Federata e Boksit e Kosovës (FBK), është organizatore e këtij turneu i cili do të mbahet më 22 e 23, ndërsa ky turne organizohet për herë të 16-të, e qyteti nikoqir këtë vit do të jetë Gjakova.

Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 9-të shtete, në mesin e të cilëve është edhe Maqedonia, ku do të përfaqësohet nga katër boksier, Idriz Bislimi (52 kilogram), Nikolla Arsov (60 kg), Mendo Xhelajdin (64 kg) dhe Bojan Ristevski (69 kg).

Përpos Maqedonisë pjesëmarrës janë Shqipëria, Kroacia, Hungaria, Bosnja, Italia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Shri Lanka.

Më 22 nëntor do të jenë në program meçet gjysmëfinale, që zhvillohen nga ora 12:00 dhe 17:00 në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë , ndërsa meçet finale zhvillohen të dielën më 23 nëntor nga ora 16:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button