Pritet mot i keq në lindje të Europës dhe të Ballkanit

Një stuhi që po lëviz ngadalë është duke sjellë të parat flokë dëbore në zonat nga lindja e Polonisë e perëndimi i Ukrainës deri në Bjellorusi dhe shtetet balltike.

Pjese te tera te ketyre vendeve pritet te zbardhen gjate javes, te pakten sipas parashikimeve te meterologeve, qe fajesojne te njejtin sistem stuhish per shirat e rrembyer ne rajonet veriore te italise e ato qe u perplasen pergjate te henes dhe te martes ne Ballkanin verior.

Nje pjese e zonave te prekura u perballen me permbytje te befasishme qe i zune banoret te papergatitur. Levizja e sistemit ne fjale drejt lindjes sipas eksperteve do te ndaloje te enjten ne Detin e Zi, duke hedhur shi te dendur mbi Ballkanin Lindor dhe rajonet qendrore te Ukraines.

Injeksione ajri te ftohte ka pasur ne mbare kontinentin e vjeter. Perpos Italise e Zvicres, llogarite me reshje te medha shiu i kane bere dhe rajonet jugore te frances ku ka pasur nje seri permbytjesh dhe rreshqitjesh dheu, te cilat kane marre disa jete njerezish.

Nga vershimi i ujrave dhe rreshqitjet e tokes ne Itali e Zvicer kete fundjave humben jeten 4 vete. Reshjet intensive nuk jane dicka e pazakonte per mesdheun ne kete periudhe te vitit, por gjate muajit qe shkoi ka pasur nje seri faktoresh qe ndikuan ne ashpersimin e kushteve klimaterike, duke nisur nga ajo qe mediat britanike e cilesojne nje “perplasje mes dy fronteve ajrore”, i ftohi qe zbret nga veriut dhe rrymat me te ngrohta qe vijne prej Afrikes. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button