Tetovë, dënohen 8 këmbësorë nga 25 euro, kaluan në semaforin e kuq

Policia  e Tetovës dje ka dënuar 15 persona të cilët nuk kanë respektuar  rregullat e  këmbësorëve në trafik, njofton TetovaSot

Në këto aktivitete të policisë së Tetovës, tetë këmbësor kaluan në semaforin e kuq, gjashtë kanë ecur mes rrugëve, dhe një jashtë trotuarit.

Tetë prej tyre  që shkelën ligjin u dënuan me gjobë nga 25 Euro, ku edhe kanë marrë ftesë për mësim të komunikacionit, ndërsa gjashtë të tjerë vetëm vërejtje me shkrim thuhet në raportin e lëshuar nga Policia e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button