McQueen, film për aktivizmin kundër racizmit

McQueen do të punojë filmin për aktorin, këngëtarin dhe aktivistin me ngjyrë Paul Robeson.

Regjisori Steve McQueen, filmi i fundit i të cilit morri Oscar për fotografinë më të mirë, ka nisur punën në projektin e ri, të cilin e përshkruan si filmin e ëndrrave të tij.

McQueen do të punojë filmin për aktorin, këngëtarin dhe aktivistin me ngjyrë Paul Robeson.

“Jeta e tij është një dramë të cilën unë dua ta realizoj shumë shpejt, dhe këtë ide e kisha qysh prej krijimit të filmit “Hunger”. Asokohe nuk e kisha fuqinë, dhe as brumin, ndërsa tani mendoj se ka ardhë koha që kjo figurë dhe ky profil i njerëzve me ngjyrë që kanë ndryshuar botën të vijë në filmin tim” pohon regjisori i “12 Years a Slave”.

McQueen e dha lajmin kur po fliste në Hidden Heroes Awards, një natë kjo gala në kujtim të tre civilëve aktivistë të të drejtave të njeriut të vrarë në Misisipi në vitin 1964. Robenson, personazhi i filmit, djalë i një skllavi në arrati, ka shkëlqyer në gjithcka që ka bërë. Pasi ka lënë punën e tij për shkak të racizmit në punë, ai ka nisur punën si këngëtar e aktor kështu duke marrë vëmendjen botërore.

Ende nuk dihet kush do ta luajë rolin e figurës kryesore në film, e nuk ka informata se as kur nisin xhirimet e filmit. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button