Përmbytje edhe në rajon

Shirat e rrëmbyeshëm mbërritën edhe në rajonin e Ballkanit. Sipas meteorologëve, Italia është origjina e motit të stuhishëm, i cili ka depërtuar mbrëmjen e së martës drejt Lindjes dhe Jugut.

Përmbytjet në “Sesto Calende” shkaktuan vdekjen e katër personave, si dhe një person i pestë rezulton i zhdukur. Rrëshkitjet e dheut janë ato, të cilat sollën tragjedinë e tretë të këtij lloji në më pak se një javë për Italinë veriore.

Përpos humbjeve njerëzore, ekspertët vlerësojnë se dëmi i shkaktuar nga stuhitë arrin deri në 1 miliard euro.

Moti i keq ka përfshirë gjithashtu edhe Greqinë, ku mediat vendase shkruajnë se uragani “Gonzalo” është ai i cili po jep efektin e tij shkatërrues.

Viktima e fundit në Greqi u shënua ditën e hënë, teksa ishte rrëmbyer nga ujrat e lumit. Ndërkohë stuhitë kanë përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Bullgarisë. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button