Për shkak të reshjeve të shiut lumi i Likovës del nga shtrati

Reshjet e rrëmbyeshme që e kapluan Maqedoninë shkaktuan derdhjen e lumenjve në komunën e Kumanovës. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot kumtoi se për shkak të derdhjes së lumit të Likovës është përmbysur një pjesë nga parkingu me automjete dhe shtigje për këmbësorë që shërbejnë për qasje në objektet e banimit në lokalitetin Ujësjellësi është përmbysur edhe ferma ku tani për tani nuk mund të intervenohet. Lumi i Likovës është përmbysur edhe në lagjen Sredopek ku janë përmbysur dy shtëpi.

Ka dalë nga shtrati edhe lumi Kojnarska me ç ‘rast janë përmbysur 15 shtëpi në rrugën “Nikola Tesla” dhe sipërfaqe bujqësore në fshatin Konjare e Poshtme. Tek fshati Dobroshane ka dalë nga shtrati lumi i Kumanovës, me ç ‘rast është përmbysur një shtëpi, ndërsa në fshatin Llopatë – Lugina e Lopalcit ka derdhje të lumit Luga, i cili ka përmbysur dy stalla dhe një traktor.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim janë vendosur mbi 1.000 thasë me rërë dhe një makinë e cila do të përdoret për sanimin e atyre vendeve ku është nevojitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button