Fondi pensional, sqaron detajet e pagesës për honorarët

Fondi për sigurimin pensionalo invalidor ka dhënë të gjitha detajet lidhur me ndryshimet e Ligjit për kontributet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë.

Ndryshimet e fundit të Ligjit hunë në fuqi më 1 janar 2015 dhe parashohin pagesën e kontributeve për sigurimin pensionalo invalidor  edhe për personat të cilët kanë realizuar të ardhura në formën e honorarëve.

Fondi sqaron se barë e kujt do të jenë harxhimet për punën me honorarë tek punëdhënësit nëse honorari është ose jo pjesë e marrëdhënies së punës.

Personi i cili nuk ka sigurim ndërsa ka kontratë me një person fizik, kërkesën për sigurim e bën personi privat ose fizik.
Personi i cili nuk ka sigurim dhe ka kontratë me më shumë persona juridik dhe fizik, sërish kërkesën për sigurime e bën personi fizik.

Punëdhënësi e bën kërkesën për persona të cilët janë të punësuar me kontratë pune dhe kanë kontratë në vepër ose kontratë autoriale ose kontratë tjetër.

Personi fizik respektivisht ata që marrin honorarë do të duhet të bëjë kërkesë për sigurimin pesnional- invalidor, nëse është i siguruar në marrëdhënie pune  dhe ka kontrata në vepër , kontrata autoriale  te më shumë pagues.

Lajme të ngjashme

Back to top button