Cana kapiten shembullor dhe motivues

Lorik Cana është përshkruar si kapiten dhe patriot i madh nga analistët dhe mediat italiane. Kapiteni i Kombëtares Kuqezi u soll si një lider i vërtetë në momentin kur një tifoz shqiptarë u fut në fushë me flamurin shqiptar. Cana e puthi atë në kokë, ndërsa më pas e përcolli drejt largimit nga stadiumi.

“Çfarë kapiteni që është. Lider dhe lojtar i madh” thuhet në një koment në një televizion italian. Në një analizë në Rai Uno, Cana komentohet si lider burrëror i një kombëtareje.

Analistët në Sky Calcio e komentojnë Canën si kapiten shembullor dhe motivues. Cana poashtu është lavduar për qetësimin që iu bëri tifozëv shqiptarë pas tentimit të tyre për tu futur në fushë.

Lajme të ngjashme

Back to top button