fbpx

Meshë kishtare në gjuhën shqipe në Maqedoni

Me kërkesë të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, Kisha ortodokes e Maqedonisë – Peshkopia e Ohrit (KOM-PO) miratoi që në tempujt kishtar të mund të mbahen mesha në gjuhën shqipe.

Liturgji në gjuhën shqipe, së shpejti, siç shkruan në numrin e sotëm gazeta “Dnevnik”, për herë të parë duhet të mbahet në njërën nga kishat ortodokse në Maqedoni, si shprehje e gatishmërisë së KOM-PO për t’iu përgjigjur kërkesave të shqiptarëve ortodoksë.

Tani për tani nuk dihet se kur dhe në cilën kishë do të mbahet mesha e tillë, por dihet se panihida do të bëhet në përkujtim të Kristo Bagerit, djalit të rilindasit të njohur shqiptar, Josif Bageri. Mësohet se mesha e parë mund të mbahet diku nga pranvera e vitit të ardhshëm. Shërbesa të këtilla dhe të ngjashme do të mund të organizohen pa pengesë çdoherë kur do të ketë nevojë dhe kërkesa nga besimtarët.

Sinodi i KOM-PO tashmë ka sjellë vendim me të cilin miratohet shërbesa e tillë, të cilën do ta kryejnë dy priftërinj që e dinë gjuhën shqipe.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close