Gjergj Kastrioti Skënderbeu sonte në Tetovë

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me shoqatën Euneum, sonte me filllim në ora 19:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, sjellin para publikut tetovar filmin e heroit tonë kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Filmi është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamzait, nipit të tij.

Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës, dhe është me kohëzgjatje prej 95 minutash.

Ky film është i teknikisht i ripërpunuar në formatin HD nga Studio e dublimit NGS Recording, Ing Neritan Gjiksana Emirion Kodhima, Regjisor i dublimit: Esat Musliu, Sekretare e produksionit: Alketa Basha dhe Producent ekzekutiv: Andon Koja.

Lajme të ngjashme

Back to top button