Komuna e Strugës do të shlyejë faturat energjisë elektrike për shkollat

Ka filluar sot pas dite kyçja në rrjetin e energjisë elektrike e shkollave fillore të Strugës, të cilëve para disa ditësh u ishte ndërprerë furnizimi me energji elektrike, për shkak të faturave të papaguara.

Syrja Rashiti, përgjegjësi i Sektorit për Arsim në Komunën e Strugës i ka pohuar Drini.mk se  Komuna e Strugës ka përgatitur dje një vendim për marrjen për sipër të shlyerjes në këste të borxhit për energjinë për shkollat dhe me këtë e ka njoftuar EVN, e cila si duket i është përgjigjur pozitivisht këtij vendimi dhe ka filluar të kyç në rrjetin elektrik shkollat e shkëputura.

Kështu, pas disa ditëve mungese të energjisë elektrike , duket se problemi është tejkaluar dhe në shkollat, në të cilat mungonte energjia elektrike procesi edukativo-arsimor pritet të normalizohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button