Java e CEFTA-s 2014, kërkohet bashkëpunim më i mirë ekonomik në rajon

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri do të bëjë hapjen e “Javës së CEFTA-s 2014”, e cila do të fillojë me disa seanca pune, diskutime dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin Marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja e tregtisë së lirë e Evropës qendrore), me qëllim që të përmirësojë bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik në rajon.

Programi i Javës së CEFTA-s është përqendruar në prioritetet kryesore të Presidencës së Republikës së Maqedonisë me CEFTA-s në vitin 2014-të, e adaptuar për të përfshirë të katër dimensionet e kolonës së Strategjisë-SEE 2020 “Rritja e integruar”, me të cilën vendoset lidhje midis prioriteteve të CEFTA-s dhe prioriteteve të Strategjisë SEE 2020.

Në hapjen Javës së CEFTA-s 2014 paraqitje do të kenë edhe Jaromir Levichek, udhëheqës i Departamentit për çështje operative në Delegacionin e BE-së në Shkup dhe zëvendës-shefi I misionit në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni, Burton Putni.

Ky eveniment, që në hotelin “Holiday Inn”, me fillim në ora 9:30, do të jetë hyrje për takimin vjetor të Komitetit të Përbashkët të vendeve të CEFTA-s, i cili do të mbahet më 21 nëntor, dhe me të cilin do të finalizohen aktivitetet që lidhen me Presidencën e Republikës së Maqedonisë me CEFTA-s në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button