Lavdërohen tifozët shqiptarë

Të ndërgjegjshëm për incidentet e tifozëve serbë tre vjet më parë, apo të kroatëve të dielën, kanë sjellë shqetësim paraprak te italianët në lidhje me numrin e madh të tifozëve kuqezinj, të pranishëm në Genoa, në mbështetje të lojtarëve të tyre.

Por faktet kanë provuar tjetër gjë. Tifozët shqiptarë vepruan si zotërinj të vërtetë, në qoftë se nuk i marrin parasysh ato tri invazione, por me kuptim, dhe të izoluara të fushës.

Një titull nga gazeta "La gazzetta dello sport"
Një titull nga gazeta “La gazzetta dello sport”

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar pas ndeshjes: “Stadiumi i Genoas është me ngjyrë të kuqe, në prevalencë shumë të qartë. Duket sikur po luhet në Tiranë. Por shqiptarët janë aty në mbështetje të Ligurias, me parulla pro afërsisë me italianët. Ata kanë dhënë një demonstrim të qytetërimit inkurajues, pasuruar me duartrokitje ritmike të himnit tonë. Ju lumtë!”

Lajme të ngjashme

Back to top button