Kajakistët dibran me sukses të madh në kupën e Maqedonisë ‘Prilep 2013’

Sportistët e klubit kajak e kanu “Radika” nga Dibra kishin rastin të garojnë në qytetin e Prilepit në të gjitha kategoritë: pionierë, kadetë, seniorë etj.

Sipas informatave të marra nga trajneri i ekipit “Radika”, Adriatik Qormemeti, në kategorinë junior  K-1 në 200 metra, vend të parë zuri Ideal Lleshi ndërkaq  Brilend Çutra zuri vendin e dytë. 

Në kategorinë kadet në K-1 në 200 metra  vend të parë zuri Arbër Marku. Në kategorinë junior K-2 në 200 metra vend të parë morën  Brilend Çutra dhe Ideal Leshi, në kategorinë sendor K-1 në 200 metra Ideal Lleshi zuri vendin e parë ndërkaq Drilon Lleshi vendin e tretë. 

Poashtu në kategorinë kadet në K-2 në 200 metra vend të parë morën Arbër Marku dhe Ideal Kërçishta, në kategorinë senior në K-2 në 200 metra vend të parë morën Drilon Lleshi dhe Brilend Çutra. Sa i takon kategorisë ciciban, vend të tretë mori Visar Marku. 


“Sfidat e këtij ekipi të Dibrës janë tejet të mëdha,  kajakistët dibran  trajnohen  me rregullsi dhe me seriozitet  në brigjet e liqenit të Dibrës, kanë garuar  nëpër vende të shumta të Evropës ku dhe kanë marrë medalje të arta ,sigurisht falë  angazhimit profesional të kryesisë së këtij klubi”, përfundoi trajneri i klubit “Radika”.

Gjatë këtij garimi morën pjesë dhe ekipi i Strugës, “Drini i Zi”, ekipet nga Ohri “Eho,, dhe “Stremec,, ekipi i Prilepit “Arka”.

Klubi kajak e kanu “Radika,, në Dibër ka korrur suksese të mëdha gjatë funksionimit të tyre si klub sportiv. Këtë e ka mundësuar liqeni i Dibrës dhe kryetari i këtij klubi Urim Lleshi si dhe trajnerët e ndryshëm që trajnojnë fëmijët dibran me këtë sport atraktiv./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button