Shkup, 14 fatkeqësi në komunikacion për 24 orë 

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë e gjithsej 14 fatkeqësive në komunikacion.

Prej tyre, dy janë me pasoja të dëmit material dhe 12 me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë vozitës të automjeteve motorizuese të udhëtarëve, shtatë këmbësorë dhe një udhëtar në autobus.

Sipas evidencës së policisë rrugore, kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi me dëme të vogla materiale në të cilat është plotësuar Raporti evropian për fatkeqësi të ndodhura komunikacioni.

Gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 13 vozitës të cilët i drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga trafiku, 14 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë vozitës të cilët nuk e kanë respektuar shenjat ndriçuese të trafikut në udhëkryqe, 17 vozitës të cilët kanë përdorur celularin apo, ndërkaq, nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe 71 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimeve të shënuara për këmbësorë, apo, ndërkaq, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, ndërsa prej tyre 54 këmbësorë, krahas ftesës për pagesë të gjobës së dhënë, u është dhënë edhe ftesë për mësim komunikacioni.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm, “kaçubeti”, nga ana e policisë rrugore gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 53 automjete të cilat kanë penguar lëvizjen normale të trafikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button