Shënimi i ditës botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” sot përfshihet në fushatën globale “19 ditë për parandalim kundër dhunës ndaj fëmijëve”, me çka do t’i shënojë Ditën botërore për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve dhe Ditën botërore të fëmijës.

Dita botërore për parandalim nga dhuna ndaj fëmijëve – 19 Nëntori shënohet në 88 vende, ndërsa këtë vit “Megjashi” do të alarmojë për përkeqësim në gjendjen me dhunën ndaj fëmijëve. Theks i veçantë do të vendoset  në parandalimin e  varësisë dhe keqpërdorimit të substancave narkotike.

Në Republikën e Maqedonisë numri i rasteve të pedofilisë dhe përdhunim në familje është rritur, por sipas “Megjashit”, shumë nga viktimat nuk i paraqesin këto raste sepse kryesit më së shpeshti janë familjarë të afërt ose miq.

“Për ne, si Ambasadë e fëmijëve, brengosës është fakti se në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj 0800 1 2222 marrim edhe telefonata në të cilat të mitur nën moshën 14 vjeçare lajmërohen si të dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijës. Keqpërdorimi seksual është veçanërisht traumatik për fëmijën dhe lë pasoja  ndaj zhvillimit. Për këtë nevojitet që fëmijët të edukohen se si të veprojnë përderisa gjenden në situatë të rrezikshme dhe si të mbrohen nga keqpërdorimi i mundshëm. Parandalimi është forma më efikase në luftën kundër keqpërdorimit të fëmijëve”, kumtoi Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Si lloj më i shpeshtë i dhunës në shtet, ashtu siç informon “Megjashi” lajmërohet dhuna familjare.

“Vitin e kaluar, sipas të dhënave në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj, prej 408 fëmijëve viktima potencial, 62 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës në familje. Numri më i madh i fëmijëve viktima të dhunës familjare kanë të bëjnë me dhunën psikike dhe fizike dhe pakujdes ndaj fëmijës. Këto të dhëna e konfirmojnë faktin se në të kaluarën, por për fat të keq edhe tani, prindërit shpesh herë dhunën psikike dhe fizike e shfrytëzojnë si masë disiplinore me të cilat mundohen ta imponojnë autoritetin e tyre dhe në mënyrë të tillë t’i edukojnë dhe disiplinojnë fëmijët e tyre”, potencon “Megjashi”.

Më shumë se gjysma ose 53 për qind prej 215 milionë fëmijëve në botë punojnë në kushte të rrezikshme, ndërsa gjendja, sipas “Ambasadës së parë të fëmijëve” është alarmante edhe në Maqedoni.

“Sipas njohurive tona, më shumë se 2.000 fëmijë në Republikën e Maqedonisë ditën e kalojnë në rrugë në kushte substandarde, duke jetuar nën qiell të hapur, pa kujdes prindëror. Më së shpeshti këta fëmijë  janë viktima të formave më të rënda të keqpërdorimit të dhunës së fëmijëve. Brengos edhe gjendja me fëmijët pa çertifikatë nga libri amë i të lindurve dhe fëmijëve, të cilët janë përjashtuar nga procesi i rregullt  dhe i obliguar arsimor. Megjithatë ajo që ende është brengosëse është fakti se në vendin tonë nuk ekziston bazë zyrtare e të dhënave për vërtetimin e gjendjes së saktë dhe numrin e këtyre fëmijëve”, thonë nga “Megjashi”.

Puna e “Megjashit” është themeluar në parimet e Konventës për të drejtat e fëmijës dhe protokollet fakultative, të ratifikuara edhe në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i Kombeve të Bashkuara me vendosjen e Ditës botërore të fëmijës – 20 Nëntori është që ta tërheqin vëmendjen për vlerën e mirëqenies së fëmijëve nëpër tërë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button