Shënohet dita botërore e sëmundjeve kronike obstruktive në mushkëri

Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozë sot nën moton “Nuk është shumë vonë” do ta shënojë Ditën botërore të sëmundjeve kronike obstruktive në mushkëri.

Për këtë qëllim do të organizohen kontrolle parabdaluese falas përmes testece për matje të funksionimit të mushkërive dhe do të shpërndahen materiale propaganduese.

Sëmundja kronike obstruktive në mushkëri është një prej sëmundjeve më të shpeshta me përfundim vdekshmërie. Karakterizohet me qarkullim të kufizuar të ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes.

Në botë rreth 50 milionë persona vuajnë nga SKOM, ndërsa çdo vit rreth tre milionë vdesin nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, sot SKOM është arsyeja e tretë udhëheqëse për vdekje në botë, menjëherë pas sulmit në tru dhe në zemër.

Lajme të ngjashme

Back to top button