Ronaldos i shkoi mbarë në Old Traford, e mundi Messin

Portugalia e Cristiano Ronaldos, ka mposhtur Argjentinën e Lionel Messit, në miqësoren e zhvilluar në Old Traford, me rezultat 1-0.

Ronaldo dhe Messi, u paraqitën vetën në pjesën e parë,ndërsa goli i vetëm i këtij takimi, u shënua në minutën e 90’ të ndeshjes, kur Guerriero konvertoi në gol një asistim të Quaresmas.

Në një tjetër ndeshje të madhe, Gjermania ka mposhtur po minimalisht Spanjën.

Edhe në këtë ndeshje, goli i vetëm u shënua krejt në fund të ndeshjes, saktësisht në minutën 89’, nga Toni Kroos.

Lajme të ngjashme

Back to top button