Italia me shumë fat, fiton në fund

Në një atmosferë të mrekullueshme në stadiumin Luigi Ferraris, i mbushur me shqiptarë, Italia ka arritur të mposht Shqipërinë në ndeshje miqësore, me rezultat 1-0.
Edhe këtë ndeshje, të përzgjedhurit e De Biassit, regjistruan një paraqitje të madhe, duke dëshmuar edhe një herë, progresin e madh që ka bërë futbolli shqiptar, e në veçanti kombëtarja.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por më raste. Vlen të cekët një goditje e fortë e Cikalleshit, që la veç të mposhtur Sirigun, por topi për fatin jo të mirë të shqiptarëve, goditi shtyllën.

Edhe pjesa e dytë, u karakterizua me lojë të shpejtë nga të dy skuadrat, duke lënë të mendohet, se kemi të bëjmë me një ndeshje kualifikuese vendimtare, e jo një miqësore.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në fund të ndeshjes, saktësisht në minutën e 82’,nga Stefano Okaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button