fbpx

Analizë: “Alo doktor” – projekt i mediave apo i Ministrisë së Shëndetësisë?

Nuk është e qartë se pse mediat u futën në këtë projekt në këtë mënyrë dhe e pranuan rolin e “tabelës për shpallje” të Ministrisë për shëndetësi.

 

Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovskadoktore e të drejtës ndërkombëtare

 

Ligji për mediat i Republikës së Maqedonisë në nenin 22 të mënyrë shumë eksplicite sqaron se roli i mediave si mjete për informim publik është:

publikimi ditor ose periodik i përmbajtjeve të redaktuara në formë të shkruar, si zë apo fotografi, me qëllim të informimit dhe kënaqjes së nevojave kulturore, arsimore dhe nevojave të tjera të publikut të gjerë.

Theksi i cili vëndohet në termin “përmbajtje të redaktuara” nënkupton se përmbajtja të cilën e ofron media duhe të përpilohet në përputhje me të gjitha rregullat gazetareske, gjegjësisht të mos shndërrohet në tabelë për shpallje për një aktivitet të ckatuar të ndonjë organi shtetëror apo ndonjë institucioni tjetër (privat ose shtetëror).

Për fat të keq, një aktivitet i Ministrisë për Shëndetësi, i cili në përgjithësi mund të cilësohet si pozitiv për pacientët, rrezikon t’i shndërrojë mediat në tabelë për shpallje të këtij organi shtetëror. Bëhet fjalë për projektin “Alo doktor”, i cili gradualisht transformohet prej aktivitetit të Ministrisë për Shëndetësi në projekt për reklamim (njoftim me funksionet) e personelit mjekësor në vendin tonë.

Këto tituj në këtë apo në ndonjë formë të ngjashme shumë shpesh mund të lexohen në mediat tona që kur u ofrua kjo mundësi për kontakt telefonik me specialistë të fushave të ndryshme. Nëse e lexoni përmbajtjen e këtyre kontributeve do të shihni se në disa fjali informohet se cili mjek ka qenë kujdestar gjatë ditëve të kaluara dhe sa thirrje janë bërë, ose që është edhe më rëndësishme për analizë, paralajmërohet se kush do të jetë kujdestar në ndonjë termin të ardhshëm.

Deshë, apo s’deshëm, si lexues (shikues, dëgjues) kemi mundësi që t’i kuptojmë të gjithë ata që janë të kyçur në projektin “Alo doktor” nga fushat e tyre të ngushta të specializimit, e deri te funksioni që e kryejnë në ndonjërën nga klinikat e vendit.

 

ÇKA DUAN TË ARRIJNË MEDIAT?

Në Ligjin tashmë të përmendur për media, në nenin 7 parashihet obligimi se:

Botuesit e mediave janë të obliguar që me kërkesë të organit kompetent shtetëror, pa kompensim, të publikojnë njoftime, si dhe deklarata zyrtare të organeve kompetente shtetërore në rast të gjendjes së luftës, ose rrezikimit të drejtpërdrejtë të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Maqedonisë, në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, fatkeqësive teknike-teknologjike dhe ekologjike kur ka rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe sigurinë e vendit.

Informimi për atë se cili mjek sot ose nesër do të përgjigjet në telefon është larg ndonjë baze ligjore për këtë obligim. Mu për këto arsye nuk është e qartë se pse mediat u futën në këtë projekt në këtë mënyrë dhe e pranuan rolin e “tabelës për shpallje” të Ministrisë për Shëndetësi.

Është e pakontestueshme se kur fillon ndonjë projekt i ri nga cilado sferë, e veçanërisht nga shëndetësia, e cila është e rëndësishme për çdo qytetar të një vendi, mirë është të informohet për mënyrën se si do të zhvillohet ai. Mirëpo, nëse nga media kërkohet që rregullisht të njoftojë se kush, kur do të kujdestarojë në telefon, ndoshta më fitimprurëse edhe për ta do të ishte që të kërkojnë që njoftimet e këtilla të plasohen në pjesën e shpalljeve, ku do të mund ta paguanin shërbimin e tyre. Kështu siç praktikohet tani, me të vërtetë nuk është në rregull të lexohen (dëgjohen, shihen) kontribute të tipit:

Doktori N.N. u dha këshilla telefonike 200 pacientëve gjatë kohës së kujdestarisë së tij, në periudhën deri në orën 22.

Në qoftë se kanë për qëllim të kyçen në njoftimet për projektin e Ministrisë për Shëndetësi, është mirë që gazetarët të merren me çështje pak më serioze. Për shembull, në portalin Zdravstvo24.mk do të lexoni se:

për këshillë mjekësore, terapi përkatëse në bazë të simptomeve dhe transferim të thirrjes te shërbimi për ndihmë për ndihmë të parë 194, ka pasur 207 thirrje brenda 24 orëve.

Këto të dhëna janë të parëndësishme dhe nuk u interesojnë lexuesve (dëgjuesve, shikuesve) përveç nëse nuk e kanë kërkuar numrin e përmendur dhe linja ka qenë e zënë. Shumë më me rëndësi është të kuptohen efektet e projektit.

 

ANALIZA NUK KA, ANKESA NUK KA

Disa media pjesërisht ofruan infromata të këtilla:

Netpress shkroi se: më shpesh qytetarët kërkojnë këshilla nga fusha e pediatrisë, në qoftë se ndjejnë ndonjë dhimbje, për problemet respiratore dhe kardiovaskulare.

 

А1onNumri i shtuar i thirrjeve të realizuara në linjë dhe reagimet pozitive të qytetarëve tregojnë se ata janë të kënaqur nga funksionimi i linjës. Të gjitha lajmërimet inçizohen, përvoja është pozitive dhe deri tani nuk ka asnjë vërejtje nga qytetarët.

 

Plusinfo: Praktika tregon se edhe vetëm një bisedë me mjekun u ndihmon qytetarëve që të qetësohen dhe të gjejnë zgjidhje, gjegjësisht të marrin ndihmë adekuate mjekësore ose të dërgohen në analiza të mëtutjeshme.

Interesant është edhe konstatimi se asnjëri nga qytetarët që janë paraqitur në telefonin “Alo doktor” nuk është ankuar për këshillën e marrë nga doktori. Mirëpo, kjo vetëm prezantohet si fakt nga konferenca për shtyp e përfaqësuesit të Ministrisë për Shëndetësi, pa u verifikuar fare nga ana e gazetarëve.

Është fakt se nga ana e mediave projekti “Alo doktor” në përgjithësi trajtohet si pozitiv dhe i pranuar nga qytetarët për dallim nga një projekt tjetër i kësaj ministrie, “Termini im”, për të cilin reagimet më shpesh janë në aspekt negativ edhe përkundër përpjekjeve të organeve kompetente që ta afirmojnë dhe nëpërmjet mediave t’ia imponojnë publikut.

Megjithatë, nuk guxon të harrohet se “Alo doktor” është opcion të cilin mundemi, por nuk është patjetër ta shfrytëzojmë. Besoj se nuk është i vogël numri i lexuesve (dëgjuesve, shikuesve) të cilët, edhe pse e dijnë, nuk kanë pasur nevojë ta shfrytëzojnë këtë numër telefoni që promovohet nëpërmjet mediave. Ndoshta kjo është arsyeja për shkak të së cilës nuk ka ankesa për të, për shkak se këshillën që do ta merrni nëpërmjet telefoni  nuk është e thënë ta praktikoni nëse konsideroni se nuk është adekuate me gjendjen tuaj shëndetësore.

Sqarimi se në Estoni, Moldavi, Angli, Australi, Gjermani dhe në vende të tjera funksionon linja telefonike për këshilla shëndetësore është krejtësisht legjitime nga ana e autoriteteve medicinale në vend, por askund nuk muund të lexojmë se mediat në këto vende për çdo ditë mbajnë të dhëna statistikore dhe informojnë se sa qytetarë (pacientë) kanë kërkuar këshillë në këtë mënyrë.

Parashtrohet pyetja se a është ky projekt i Ministrisë për Shëndetësi apo projekti i mediave të Republikës së Maqedonisë?

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close