Zbulohen sekretet e trurit për shijen

Studimi, i publikuar në revistën Nature, do të duhej të zgjidhte vite të tëra të debatit për atë se si e percepton truri shijen.

Ekipi i Universitetit Kolumbia tregoi se sensorë të veçantë të shijes në gjuhë e kishin një partner që përputhet në tru. Shkencëtarët shpresojnë se gjetjet mund të përdoren për të ndihmuar në kthimin e humbjes së ndjesisë së shijes tek të moshuarit.

Shijimi i së ëmblës vetëm me majë të gjuhës është mit. Secila prej rreth 8,000 sythave të shijes të shpërndara mbi gjuhë është e aftë që ta ndiejë suitën e plotë të shijeve. Por qelizat e specializuara brenda sythave janë të konfiguruara ose për shijen e njelmët, të hidhur, të thartë, të ëmbël.
Kur e zbulojnë sinjalin, një mesazh i dërgohet trurit. Megjithatë, se si merret truri me këtë informacion ende diskutohet.

Llogaritja e shijes

Një ekip në Universitetin e Columbias ka inxhinieruar minj ashtu që neuronet e tyre të shijes të lëshojnë dritë kur të aktivizohen. Kafshët u ushqyen me kimikate për të shkaktuar reagim të njelmët, të hidhur, të thartë ose umami në gjuhë dhe hulumtuesit e monitoruan ndryshimin në tru.

Ata e gjetën një lidhje gjenetike midis gjuhës dhe trurit. Prof. Charles Zuker tha për faqen e internetit të BBC News: “Qelizat janë të konfiguruara në mënyrë të përkryer për t’i fshehur cilësitë individuale të shijes, kështu që e keni një përputhje shumë të mirë në mes të natyrës së qelizave në gjuhën tuaj dhe cilësisë që e përfaqësojnë ato në tru.”

Kjo e neutralizon idenë alternative se qelizat e trurit reagojnë ndaj shijeve të shumta. Pandat evoluan nga arinjtë mishngrënës për të ngrënë bambu – ata e kanë humbur aftësinë për të shijuar umami, shijen e këndshme të mishit.

Macet, nga ato të mëdhatë dhe të egrat në kafshë shtëpiake, nuk hanë ëmbël – ato janë mishngrënës, prandaj përqendrohen në shije te tjera. Lakuriqët vampirë janë nga speciet e rralla që e kanë reduktuar umamin, shijet e ëmbla dhe të hidhura – dieta e tyre me gjak e kufizon ekspozimin e tyre ndaj shijeve të tjera.

Përfitimi i të moshuarve

Prof. Zuker thekson: “Në popullsinë e moshuar, ata nuk kënaqen shumë me ushqimin, nuk mund të besoni dot se sa e keqe është kjo. “Ne besojmë se ky është një reflektim i qelizave të shijes në gjuhë.” Qelizat burimore në gjuhë prodhojnë qeliza të reja të shijes çdo dy javë. Megjithatë, ky proces bëhet më i dobët me moshën.

Sidoqoftë, rezultatet nuk kanë të ngjarë të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave për t’i inkurajuar fëmijët që t’i hanë perimet.
Pesë shijet vijnë me lindje dhe nuk mësohen, dhe e hidhura është sinjal që diçka mund të jetë toksike.

Fëmijëve, natyrisht, u pëlqen shija e kalorive, kryesisht sheqeri, dhe mënyra e vetme për t’i ndryshuar shijet është me kalimin e kohës. “Jepni një fëmije sheqer dhe ai buzëqesh, jepni kininë dhe ai vrenjtet. Por, më jepni mua ujë tonik dhe më pëlqen, mua më pëlqejnë shijet ekstreme,” tha prof. Zuker. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button