Gruevski: Të martën nënshkruajmë marrëveshjen e gazit me Rusinë

Kryeministri Nikolla Gruevski bëri me dije se delegacioni nga Maqedonia nesër do të niset drejt Moskë s për të nënshkruar marrëveshjen për Rrjedhën e Jugut.

“Duhet të them që ky projekt është shumë  i rëndësishëm për ne sepse e siguron stabilitetin energjetik në Maqedoni. Do të sigurohen sasi të reja të gazit që do ti japin kuptim dhe projektit për infrastrukturën e brendshme që përçon gazin në Maqedoni, sepse infrastruktura e brendshme, për të cilën kemi hartuar një plan, do të zbatohet vetëm nëse kemi sasi të mjaftueshme të gazit” tha Gruevski.

Ai më tej, theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje gjitha projektet tjera të gazifikimit në Maqedoni për ndërtimin e një gazsjellësi në vend, do të marrin një kuptim më të mirë /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button