Ky është tableti i parë i Nokias, N1

Kompania finlandeze qe ne muajin prill ka dorëzuar seksionin e saj te telefonisë gjigandit Microsoft, duke i dhënë njëkohësisht edhe te mundësinë e përdorimit te markës se saj ne celularet, ka zbuluar se është gati për te hedhur ne treg tablet-in e pare Nokia, e cila do te ketë një sistem operativ Android, një ekran 7.9 police, karkasë alumini, qe për here te pare do te dalin ne tregun kinez, ne shkurtin e ardhshëm, për te dale me pas edhe ne tregun e madh rus dhe ne disa vende te tjera evropiane. Parashikohet qe çmimi i saj te jete konkurrues, rreth 249 dollarë, pa përfshirë këtu taksat.

Produkti me i fundit i Nokia-s është prezantuar sot ne datën 18 nëntor ne Helsinki, me rastin e mbajtjes këtu te konferencës teknologjike “Slush”.
Nga pamjet e para te prezantuara ne formën e një kurioziteti enigme, kompania ka treguar disa foto, qe te kujtojnë iPad Mini dhe ka dy fotokamera 8 dhe 5 megapixel, 2GB Ram, 32 GB memorie te brendshme, dhe sistemin operativ Lollipop, versioni i fundit i Android te Google, te cilit i shtohet edhe software Nokia Z Launcher.

Siç dihet, prillin e kaluar Nokia i shiti Microsoft, divizionin e saj te prodhimit te telefonave për një shume prej 7.2 miliard dollarë, i cili me pas vendosi qe te heqë nga prodhimet e saj markën finlandeze. Ne baze te kësaj marrëveshjeje, Nokia ruan te drejtën e përdorimit te markës se saj ne smartphone-t deri ne vitin 2016 dhe ne telefonat tradicionale edhe për dhjetë vite te tjera.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button