Trukimet në Francë, ndalohen presidentët e Marseille dhe Caen

Nga Marseja në Caen, të gjithë janë nën hetim për korrupsion dhe ndeshje të trukuara.Tërmet në futbollin francez. Nga Marseja në Caen, të gjithë janë nën hetim për korrupsion dhe ndeshje të trukuar, shkruan Supersport. Dy hetime të të ndara kanë vënë nën akuzë jo vetëm skuadra të Ligës së dytë, por edhe presidentin e Olimpikut të Marsejës, Vincent Labrune, i cili eshte marrë në pyetje, sipas informacioneve që vijnë nga Franca, për transferimin në 2010 të Andre Pierre Gignac nga Tuluza.

Labrune është ndaluar nga forcat e sigurisë mëngjesin e kësaj të marte, për të sqaruar detajet e blerjes së Gingac, që kishte si menaxhet Crostophe Cano. Në atë kohë Labrune mbante postin e presidentit të këshillit mbikëqyrës të klubit, ndërsa president ishte Jean – Claude Dassier. Mendohet se në këtë aferë është përfshirë edhe ish-presidenti Pape Diouf, si dhe drejtori aktual I Olimpikut të Marsejës, Philippe Perez. Për shkak të dyshimeve rreth transaksioneve të paligjshme që kishin të bënin me blerjen e Gignac, në janar të 2013 autoritet vendase kishin bastisur zyrat e klubit.

Peshqit e mëdhenj të futbollit francez ranë në rrjetë pas fakteve të zbuluara nga përgjimet në një kazino, që nxitën nisjen e hetimeve rreth trukimeve të ndeshjeve në Ligën e dytë franceze. Ndër të arrestuarit është edhe Jean Francois Fortin, presidenti I Caen, skuadër e sapongjitur në Ligën e parë, i dyshuar se është përfshirë në trukimin e një seri takimesh për të shmangur  rënien nga kategoria të Nimes. Ndeshjet e dyshuara si të trukuara janë Dijon-Nimes 5-1, Angers-Nimes 2-3 dhe Caen-Nimes 1-1.

Lajme të ngjashme

Back to top button