Spanja voton për njohjen e Palestinës

Kongresi i deputetëve spanjollë (dhoma e ulët) do të shprehet sot mbi një mocion të prezantuar nga opozita socialiste që i kërkon qeverisë konservatore të njohë Shtetin Palestinez në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, sipas disa burimesh parlamentare.

Sipas Partisë Popullore (PP) dhe Partisë Socialiste (PSOE), një negociatë ishte duke u zhvilluar sot para se të arrihej në një tekst të përbashkët, ndërkohë që qeveria është pro përparimeve mbi këtë dosje, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo.

Teksti i paraqitur nga PSOE-ja i kërkon qeverisë që “të njohë Palestinën si shtet, subjekt i së drejtës ndërkombëtare, me bindjen se vetëm bashkëjetesa e dy shteteve, Izrael dhe Palestinë, mund të mundësojë arritjen e marrëveshjeve që garantojnë paqe dhe siguri”.

Teksti i kërkon gjithashtu qeverisë të drejtuar nga Mariano Rajoy (PP) që “të promovojë në mënyrë të koordinuar me Bashkimin Evropian njohjen e shtetit pelestinez”.

Dje gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo, kujtoi se Spanja mbron prej shumë kohësh praimin e bashkekzistencës së dy shteteve.

Sipas tij, “ky mocion nuk është detyrues, ai nuk paraqet detaje për njohjen duke i lënë marzh qeverisë që të procedojë me njohjen në momentin që e gjykon më oportun”.

Mariano Rajoy i drejtoi sot homologut të tij izraleit, Benjamin Netanyahu, një mesazh në të cilin ai dënonte fuqishëm atentatin që ndodhi sot në një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor, njoftoi qeveria.

Lajme të ngjashme

Back to top button