Pensionistët nga jashtë vullnetarisht do të vendosin për sigurimin shëndetësorë

Me propozim- ligjin e ri që tanimë është në procedurë parlamentare, personat që marrin pensione të huaja edhe më tej në mënyrë vullnetare do të vendosin nëse do të paguajnë ose jo për sigurim shëndetësorë në Maqedoni.

Parashihet që të zvogëlohet shkalla në bazë të së cilës do të paguanin. Gjegjësisht, në vend se të paguajnë 13% nga vlera e pensionit tani parashikohet të paguajnë 7,3% nga rroga mesatare në vend, transmeton Alsat.

“Bëhet fjalë për përfshirje vullnetare në sistemin e sigurimit shëndetësorë. Deri më tani kontributi për shëndetësi paguhej në lartësinë e pensionit që merret nga jashtë, e që janë pensione të larta – me shkallë të kontributit prej 13%, vetëm 105 pensionist në mënyrë vullnetare janë përfshirë në sistemin shëndetësorë të sigurimit”, tha Dragan Cuklev, VMRO DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button