Vriten me sëpata 4 izraelitë

Të paktën 4 izraelitë u vranë sot në mëngjes pas një sulmi në një sinagogë në Jerusalem nga dy palestinezë, të cilët u vranë më pas nga policia.

Sipas policisë izraelite, “dy terroristë hynë në një sinagogë dhe sulmuan me sëpatë dhe pistoletë besimtarët, duke lënë të vrarë 4 prej tyre. Policia që erdhi në vendngjarje qëlloi menjëherë dhe vrau dy terroristët”. Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupet kryesore të armatosura palestineze përshëndetën sulmin kundër sinagoges në Jerusalem, më i përgjakshmi prej disa vitesh në Qytetin e Shenjtë. Supas kwtzre grupeve, sulmi i sotëm ishte përgjigje ndaj vrasjes së njw shoferi autobusi palestinez, i cili u gjet dje i vrarë në Jerusalemin Perëndimor.

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu dënoi sot sulmet, duke nën shënjestër jo vetëm Hamasin, por edhe presidentin Mahmud Abas. Netanjahu tha se Izraeli do të përgjigjet me grusht të hekurt ndaj vrasjes së hebrenjve që ishin duke u lutur. Por presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas, u distancua nga vrasja, duke e dënuar sulmin gjithashtu. / Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button