fbpx

Fajon: Mediumet në Ballkan janë në gjendje të vështirë

Gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimorë është me e keqe se sa para dy dekadave, ndërsa gazetarëve patjetër duhet të u sigurohen kushte për punë normale, tha deputetja e parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

“Liria është e drejta themelore e njeriut dhe Parlamenti Evropian është i detyruar që ta mbroj” tha Fajon në një mini konferencë për mediat në Bruksel ku morrën pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.
Të gjithë të pranishmit ranë dakord se mediat në rajon janë nënshtruar jo vetëm presioneve politike, por edhe presioneve financiare e cila demton seriozisht informimin objektiv.

Fajon tha se do të angazhohet që Parlamenti Evropian ta instensifikojë bashkëpunimin me sindikatat e gazetarëve dhe shoqatat në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close