fbpx

Drejtoresha fsheh realitetin e paraleleve shqipe në “Arseni Jovkov”

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ Jovanka Asparovska, pengon mediat ët prezantojnë gjendjen reale të paraleleve shqipe në këtë Shkollë.

Ajo nuk lejojë ekipin e Televizionit ALSAT-M të futet në ndërtesën e kësaj shkollë për të filmuar edhe paralelet maqedonase në këtë shkollë dhe për të bërë krahasimin se në çfarë kushtesh mësojnë nxënësit e këtyre paraleleve me ato shqiptare që i paraqitëm dje. Drejtoresha Asparovska përmes telefonit na tha se nuk guxojmë të futemi në objektin e shkollës dhe as që bëhet fjalë të filmojmë paralelet në gjuhën maqedonase.

Nga të dhënat që ALSAT-M ka siguruar, vetëm tek vitet e para këtë vit nga 10 paralele sa funksionojnë, katër prej tyre janë me nxënës shqiptarë që zhvillojnë mësimin në maqedonisht. E para një numëron 20 nxënës, e para tre dhe e para gjashtë nga 17 nxënës dhe e para dhjetë 18 nxënës shqiptarë.

Ndërkohë nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle që intervistuam edhe sot vazhdojnë të pohojnë se në paralelet maqedonase nuk ka më tepër se nga 20 nxënës, prej të cilëve gjysma janë shqiptarë.
“Nuk është njëjtë tek paralelet maqedonase ka rreth 15-20 nxënës, shumica prej tyre janë shqiptarë, romë dhe turq. Prej informatave që kam, shumica prej tyre janë dhe të çrregullt që d.m.th në klasë janë nga 10 nxënës”, thotë një nxënës.

“Jam nxënës i vitit të katër dhe gjithsej jemi 42 veta në klasë. Jemi të gjithë dëshmitarë të cilët çdoherë kur kalojmë nëpër korridor i shohim që në klasë ka nga 10 deri 15 nxënës e cila është në kundërshtim me fjalët që i tha drejtoresha dje. Ka shqiptarë në ato paralele, turq dhe romë, kurse maqedonasit janë një numër i vogël”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close