Sony ka shitur 13.5 milionë PlayStation 4

Nëntori i vitit të kaluar është muaji që adhuruesit e videolojërave nuk do ta harrojnë lehtë. Kjo, pasi që dy konsolat kryesore në botë – Sony PlayStation 4 dhe Microsoft Xbox One janë lëshuar në treg.

Fillimisht, të dyja konsolat ishin lëshuar vetëm në tregje të zgjedhura, ndërsa më pas gjatë vitit arritën edhe në tregjet tjera, edhe afër nesh.

Për ta festuar njëvjetorin e lansimit të PlayStation 4, Sony ka publikuar një infografikë e cila shfaq performancën e konsolës së saj. Sipas këtyre të dhënave, Sony ka shitur 13.5 milionë njësi të konsolës së saj, PlayStation 4, në gjithë botën.

Për më shumë, Sony tre muaj para Microsoft kishte thënë se ka arritur në shifrën e 10 milionë njësive të dërguara në treg, ndërsa tani kompania ka thënë se më shumë se 1 miliardë orë janë shpenzuar në lojërat e konsolës së saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button