Blero i publikon vargjet e para të ‘N.U.N’

Para disa ditësh ka treguar se është duke punuar në një baladë e cila pritet të dalë shumë shpejt. E ky lajm i ka bërë kureshtarë fansat e tij të cilët mezi po presin të dinë se si do të jetë kjo këngë.

Për ta shuar këtë kureshtjen e tyre, Blero kohë pas kohe ka postuar fotografi nga xhirimet e klipit. Por ai nuk ndaloi me kaq, dhe për simpatizuesit e tij, në rrjetin social ‘Facebook’ ka postuar edhe rreshtat e parë të kësaj balade.

Ky veprim i tij i ka gëzuar të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e tij të cilët i kanë dhuruar atij vetëm komente pozitive.

Lajme të ngjashme

Back to top button