Mlladenov: Bullgarët e Maqedonisë shantazhohen

Mbi njëqind bullgarë që jetonë në Maqedoni kanë shënuar sot 110 vjetorin e epopesë së Ilindenit. Ata u mblodhën në fshatin Smilevë ku dhe gjendet heroi i tyre i konsideruar si bullgar, Dame Gruevski.

Kryetari i klubit bullgar në Shkup, Llazar Mlladenov, tha se Maqedonia po i diskriminon bullgarët.

“Nuk ndodh që një bullgar të deklarojë etnitetin e tij, e mos të përballet me kërcënime, urrejtje madje edhe me largim nga puna”, tha Mlladenov.

Manifestimin e sotëm që mbahet për së treti herë në Maqedoni nga Klubi bullgar në Shkup e ka ërshëndetur edhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Që nga pavarësimi i Maqedonisë, Bullgaria disa herë e ka akuzuar atë për vjedhie të historisë dhe heronjve të tyre. Nga ana tjerët, Greqia e konteston emrin e Maqedonisë ndërsa Serbia e konteston Kishën Ortodokse Maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button