fbpx

Berisha: Për 2015 vjen buxheti i mjerimit, Shqipëria rrezikon kthimin e vizave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sërish gazetarët për një bashkëbisedim në lidhe me situatën në vend. Kësaj here ai e ka ndalur vëmendjen e tij tek buxheti i vitit 2015, i cili sipas Berishës është buxheti i mjerimirt që i zuri vendin buxhetit të gropës, që ishte në 2014, sips Berishës.

“Pas buxhetit të vjetshëm i cilësuar më i madhi në historinë kombëtare solli të dytin më të madhin në historinë kombëtare. Unë ftoj çdo qytetar ti shtrojë vetes pyetjen se çfarë përfiton ai, ose ajo familje, të afërmit, fshati, blloku, lagjia nga ai që vërtet ishte buxheti më i madh në historinë e vendit. Cilido bën një analizë gjakftohtë do më japë të drejtë kur unë e cilësova buxheti i gropës. Unë e cilësova buxheti i gropës, sepse ky buxhet siç faktojnë zhvillimet e këtij viti i bëri gropën ekonomisë shqiptare”, tha Berisha.

Për ish-kreun e qeverisë rreziku më i madh që vjen nga ky buxhet është rikthimi i vizave, për shkak të fluksit të madh të njerëzve që duan të ikin nga ky vend.

“Ky buxhet shkatërron me qindra mijëra vende pune ekzistuese, ka pasojë të rëndë do sjellë kthimin e vizave për shqiptarët. Qindra qytetarë fotografojnë sot veten në qeli që kërkojnë azuil politik, qindra qytetarë të tjëerqë e duan këtë. Me këtë buxhet do 10-fishohet numri i azilkërkuesve. Thirrja ime më miqësore është të mos e zhbëjmë atë arritje madhore”, tha ai.

Sipas Berishës, “Ky buxhet (2014) u fry nga borxhet, rritje me 50% taksat, asnjë qindarkë nuk u rritën rrogat e shqiptarëe, asnjë rritje reale të pensioneve, asnjë projekt zhvillimor. Në vitin që lamë pas ngjarjet më të gëzueshme ishin dasmat e qeveritarëve”.

Ndërsa duke u ndalur tek buxheti i 2015-ës, Berisha tha se do të ketë pasoja të rënda për vendin. Sipas tij, ajo që goditet më egërsisht nga ky buxhet është shtresa e mesme.

“Në të gjithë Europën kush tha se do godasë të pasurit me taska dështoi, polariteti mes të varfërve dhe të pasurve u rrit më shumë se kurrë pasuritë e të pasurve u rritën më shumë”.

Berisha tha më tej se, “Ky buxhet është 1 miliard dollar më i madh se sa buxheti i vitit 2013. Sikur qeveria të mos e shpenzonte këtë për xhepat e administratës ndërtohej tre herë me të. Vetëm me këtë miliardë shtesë përfundonte Rruga e Arbrit. Ky buxhet nuk ka qoftë edhe një projekt të vetëm që ta prekin shqiptarët, ta kthejnë në miqësi për shqiptarët. Në qeveritë kleptokratike buxheti thërmohet në mijëra zëra, ku adminitrata e gllabëron buxhetin”, shtoi ai më tej.

Ai shtoi se ky është buxheti i katastrofës, io cili do të 3-4fishojë përqindjen e mjerimit. / BW

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close