Ben Blushi me “Otello…” merr çmimin evropian për letërsi

“Otello”, është libri i Blushit që i solli këtë çmim, që konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e European Union Prize for Literature, ku pos përshkrimit të librit, ata kanë plasuar edhe biografinë e shkrimtarit shqiptarë

European Union Prize for Literature ka bërë publike çmimin e sivjetmë, dhe ka dalë shkrimtari shqiptar, Ben Blushi të jetë fitues i këtij çmimi prestigjioz.

“Otello, Arapi i Vlorës”, është libri i Blushit që i solli këtë çmim, që konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e European Union Prize for Literature, ku pos përshkrimit të librit, ata kanë plasuar edhe biografinë e shkrimtarit shqiptarë, duke përfshirë edhe karrierën jashtë letërsisë, por edhe të publikimit të veprave të tij. Ndërkohë, ministrja e kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, nw rrjetin social facebook ka shkruar “Si Marko Polo “që nuk tregonte atë që jetonte …por jetonte atë që tregonte”, Blushi nuk tregon atë që ka ndodhur, por bën të ndodhë çka ai tregon, Sot, Otello i Ben Blushit merr Çmimin Evropian për Letërsinë!”

Ceremonia do të zhvillohet në Concert Noble, me prezencën e Komisionerit për Kulturën dhe Edukimin, si dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të presidencës italiane në Bashkimin Evropian.
Çmimi Evropian për Letërsinë(EUPL) është një çmim i përvitshëm, i hapur për të gjithë vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe, (Evropa Krijuese). Fituesit e vitit 2014 janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bulgari), Jan Němec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë), Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Lihtenshtejn), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahić (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Uglješa Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar e Britanisë). /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button