Ambasada e SHBA organizon panair për të gjithë studentët e interesuar për studime në Amerikë

Me rastin e Javës ndërkombëtare të arsimit, me 19 nëntor, e mërkurë, Ambasada e SHBA organizon panair të univerziteteve. Panairi do të mbahet në Bibliotekën univerzitare në Shkup, prej orës 16:00-19:00.

Evenimenti është i hapur për të gjithë studentët e interesuar për studime në Shtetet e Bashkuara. Alumni nga Ambasada e SHBA dhe këshilltarë të Education USA nga Këndet amerikane do të prezantojnë 19 univerzitete amerikane dhe do të ofrojnë ofrojnë këshilla si të aplikohet për regjistrim.

Panairi është mundësi për të mësuar më tepër mbi disa nga univerzitetet e posaçme amerikane dhe programet arsimore që ato ofrojnë. Ftohen mediat të ndjekin ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button