Clooney dhe Alamuddin së shpejti prindër?

Vetëm dy muaj pas martesës veneciane, Amal Alamuddin dhe George Clooney ndihen gati për te zgjeruar familjen e tyre. Sipas revistës australiane Women’s Day, ata kane menduar te adoptojnë një fëmijë.

Avokatja e njohur dhe aktori i famshëm dëshirojnë te marrin një “jetim te lindur ne një vend lufte”. Kjo është një mënyrë për te hedhur drite mbi situatën e dëshpëruar qe kalojnë jetimet neper vende si Siria.

Ne vitin 2006, George-i ishte shprehur: “Mendoj se te kesh një fëmijë është përgjegjësi e madhe.. Tek unë mungon ky gjen, por ne te ardhmen gjerat edhe mund te ndryshojnë.” Mesa duket ka ardhur kjo kohe.

Sipas burimeve, miqtë: Matt Damon, Brad Pitt, Cindy Crawford, etj, te gjithë prindër me shume fëmijë ja kane shtuar dëshirën aktorit për te hedhur këtë hap te madh. Gjithsesi gjithçka mbetet ende thashetheme. Le te presim e te shohim se çfarë do ndodhe me tej.

Lajme të ngjashme

Back to top button