Spitali i Manastirit do t’i ndëshkojë mjekët e mjekësisë nukleare!?

Ndëshkohen disa nga mjekët e mjekësisë nukleare të spitalit të Manastirit, deklaroi menaxhmenti i spitalit klinik të Manastirit, pasi nënkryetari i PLD-së, Goran Milevski, akuzoi se tanimë disa muaj në spitalin e Manastirit, i cili është edhe qendër rajonale, nuk ka reagensë për hulumtim të hormonit që rregullon gjëndrën tiroide.

Në pres-konferencën e sotme drejtori i spitalit Vasile Najdovski arsyetohej se për vitin 2014 janë furnizuar me 13 300 reagensë, që është për 4500 reagensë më shumë, në krahasim me 2013. Por, siç tha Najdovski mjekë të caktuar nga shërbimi i mjekësi nukleare për arsye të aplikimit jopërkatës të detyrimit ligjor ”mjekësi e bazuar në fakte” që prej muajit qershor i kanë tejkaluar sasitë për të gjithë vitin 2014.

-Tani do të formohet komisioni dhe do të hulumtojë se cili prej tyre dhe në ç’masë ka thyer ligjin dhe do të merren sanksione përkatëse. Janë konstatuar dyfishime të rezultateve të pacientëve të caktuar. Kjo është me gjasë për shkak të disa shprehive nga e kaluara. Këtu janë përfshirë edhe katër mjekë, por, do të shihet se cili prej tyre dhe në ç’masë është përfshirë -tha Najdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button