Hapet “Qendra e komunitetit” për ndihmë të qytetarëve

Në Komunën Qendër filloi me punë “Qendra e komunitetit” . Kjo qendër do t’iu ndihmojë qytetarëve të përfshihen në mënyrë aktive në njësitë lokale. Qendra financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, ku do të punojë ekip prej tre anëtarësh, i cili do të ofrojë ndihmë juridike ose do të këshillojë qytetarët që të gjinden më lehtë në procedurat administrative.

Qendra do të përbëhet nga tri shtylla. Shtylla e parë përmban ndihmën administrative juridike e cila do të ofrojë shërbime konsultative. Shtylla e dytë përmban arsimimin joformal, ku njëra nga përparësitë do të jetë përfshirja e personave me nevoja të posaçme nëpër çerdhet dhe shkollat.

Ndërkaq shtylla e tretë do t’iu ofrojë ndihmë të nismave qytetare dhe organizatave joqeveritare. Në kuadër të shtyllës së tretë, tashmë u paralajmërua përkrahja e një nisme nga OJQ-ja “Ndal brutalitetit të policisë”. Gjithashtu në këtë komunë do të përkrahet edhe hapja e Qendrës për kurimin e personave me varshmëri nga narkotikët.

Lajme të ngjashme

Back to top button