fbpx

Cogo: U ktheva në folenë e të parëve të mi

Klubi basketbollistik Shkupi ka filluar me paraqitje të mira në kudër të Ligës së Dytë të Maqedonisë, ndërsa kryesia e kësaj skuadre si duket do të përforcohet edhe me basketbollistë të rinj për të synuar inkuadrim në Ligën e Parë.

Është basketbollisti 21 vjeçar Ervin Cogo i cili ka vendosur të veshë fanellën e KB Shkupi për të ndihmuar klubin e lagjes së tij, që sa më parë të bëhet pjesë e Ligës së Parë të Maqedonisë.

“Synimet e mia me KB Shkupin janë shumë të qarta, do të jap maksimumin për këtë ekip (e dini se si është populli ynë, patjetër se duhet të jesh më i miri në ekipin e lagjes që të të vlerësojnë). Kam shumë shokë të cilët janë anëtar të tifo grupit “Shvercerat” dhe mendoj se me përkrahjen e tyre në secilën ndeshje do të arrijmë deri në cakun e dëshiruar, futje në Ligën e Parë. Besoj se futbollistët do të jenë në Ligën e Parë nga viti i kaluar, kështu edhe hendbollistet, e pse jo edhe ne. Do të ishte një festë e madhe në Çair, le të jetë Çairi në vend i sportit, le të na mbajnë në mendje nga të arriturat e sporit e jo për gjëra të negative”, tha mes tjerash për “Portalb” Ervin Cogo.

Ervin Cogo në kampionatin italian
Ervin Cogo në kampionatin italian

Ervin Cogo me basketboll kishte filluar të merret që në moshën 13-të vjeçare, ndërsa në Ligën e Parë të Maqedonisë debuton në moshën 16-të vjeçare, si anëtar i ekipit të “MZT Skopje”. Me këtë gjeneratë ai arrin të shpallet fitues i titullit kampion shtetërorë dhe Kupës së Maqedonisë, që më pas të kalojë në radhët e Rabotniçkit.
Paraqitjet e tija të mira nuk mbesin pa ra në sy te menaxherë të basketbollit, që e dërgojnë atë drejt Italisë ku luajti për ekipin e Udine – (Basketball Summer League), ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipit spanjoll nga Madridi, El Naranjo –Fuenlabrada. Pas aventurës evropiane Ervini kthehet përsëri në Maqedoni te ekipi i Kumanovës, me të cilët luanë në dy fronte, atë të Ligës së Maqedonisë dhe Ligës Ballkanike. Ervini afër që të vazhdojë karrierën në Holandë, ku u testua nga ekipi Amsterdam Apollo Hall, pastaj në Francë te Paris Levallois, por shkaku se kisha konkurrencë të madhe nga basketbollist Amerikan, nuk arrita të mbetet atje edhe pse kishte oferta nga disa klube tjera, por ai vendos që të bashkohet me klubin e Kastriotit të Ferizajit në Ligën e Kosovës.

Ervin Cogo me fanellën e ekipit italian Udine
Ervin Cogo me fanellën e ekipit italian Udine

“Në Kosovë kisha paraqitje të mrekullueshme, isha në mesin e Top 5 vjedhësve të topave, por nuk arrita të ambientohem ashtu sikurse kisha menduar dhe vendosa të kthehem në ekipin e fëmijërisë sime. Këtu më lidhin shumë kujtime, momente shumë të mira e gjithashtu edhe kur dëgjova për ambiciet e klubit, nuk mendova dy herë.

E di se si është të luash në Çair, do të jetë kënaqësi e madhe që të luajë për ekipin e lagjes time, për fanellën bardhekaltër dhe për emblemën e KB Shkupi. Dua ta vazhdojë traditën e familjes sime, pasi nëna ime ka luajtur basketboll për ekipin e “Slloga Jugomagnat”, gjithashtu edhe daja im ka luajtur basketboll po për ekipin e Slloga Jugomagnat.

Paraqitja e parë e Ervin Cogos me fanellën e KB Shkupi pritet të ndodhë sonte në Ferizaj, pikërisht kundër ish-ekipit të tij Kastrioti, në ndeshjen miqësore që luhet në Ferizaj, ndërsa ndeshjen e tij të parë zyrtare pritet ta ketë të dielën kundër ekipit që mban pozitën e parë T-Basket, që do të jetë një herit edhe derbi i sezonit. Por para se të ndodhë kjo, klubi duhet të rregullojë dokumentet e Ervinit. / Portalb /

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close