Ligji i ri:  500 euro gjobë për personat që lënë në rrugë kafshët shtëpiake

Gjoba prej 150 deri 500 euro janë parashikuar për persona juridik dhe fizik të cilët pasi një periudhë janë kujdesur për kafshën shtëpiake dhe më pas e lënë atë në rrugë. Këto ndryshime janë paraparë me ndryshimet e Ligjit për kafshët.

Me zgjidhjen e re ligjore që duhet të hyjë në funksion nga viti i ardhshëm parashikohet regjistrimi i shtëpive të kujdesit dhe shitoreve për kafshë shtëpiake në Maqedoni. Shtëpitë e kujdesit dhe shitoret më së voni deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm duhet të dorëzojnë në Agjenci kërkesë për regjistrim.

Nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve thonë se është mirë që ligjet janë shkruar por  është pikëpyetje se si do të implementohen ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button