Ademi: Studentët kot protestuan, kërkesa për dorëheqjen time me prapavijë

Ministri i Arsimti dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, përshëndeti protestën e studentëve , mirëpo ai u shpreh se ajo ishte e panevojshme për arsye se ende nuk është marrë vendim për testimin ekstern. Deri në mesin e dhjetorit do të dihet se a do të ketë testim shtetëror, por megjithatë së pari duhet të konsultohem me universitetet dhe studentët thotë ai, transmeton Portalb.

“Dje kishte një protestë të cilën unë e përshëndes sepse Maqedonia si shtet demokratik  e ka të garantuar të drejtën e protestës dhe unë si ministër gjithmonë kam thënë që e drejta e protestës duhet të respektohet. Sa i takon temës së protestës, ne ende nuk kemi përcaktuar një model për vlerësimin ekstern në universitete dhe deri sa nuk e kemi përcaktuar dhe vendosur nuk e di pse dikush duhet të reagoj. Kjo do të thotë se dikush tjetër i organizon. Unë jam takuar me përfaqësuesit e studentëve dhe u kam thënë që nuk kemi përcaktuar dhe kur të kemi një gjë të tillë ne do ta ndajmë me universitetet dhe studentët dhe vlerësoj që në këtë moment nuk ka nevojë as për reagime as për shqetësime”, tha Ademi.

Ai shtoi se ka pranuar një letër nga studentët dhe se ka përgjigje për të por se nuk di se ku ta drejtojë për arsye se nuk ka të shënuar as emër dhe as adresë ajo letër.

“Sa i përket kërkesës për dorëheqjen time, prapë do kthehem në fillim, se deri sa ne nuk kemi një model dhe ka protesta me prapavijë, atëherë edhe kërkesa për dorëheqjen time është me prapavijë”, tha Ademi.

Qëllimi kryesor i imi, vazhdoj më tej Ademi,  është që të përmirësoj cilësinë e arsimit dhe gjithçka që do të ndërmarr do të jetë në kuadër të përmirësimit të cilësisë në arsim.

“Unë mendoj që ishte e qëlluar që unë e nxora idenë e testimit për debat dhe që nga momenti kur kam deklaruar që duhet vlerësim të jashtëm në arsimin e lartë, u hap debat dhe ai gjithmonë është i mirëseardhur. Nuk mendoj që ne do duhet të mbajmë fshehtas një gjë që ndoshta do të realizohet. Para se të merret vendim do të bisedohet me universitetet dhe me studentët”, shtoi Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shiqo merru me Paralelet Shqip ne Shkollen e mesme Ekonomike ne Shkup ku ka diskriminim te rralle.Ateher ndoshta do besoj se don te bejsh dicka.Sa per pergjigjen e letres eshte shume e thjesht,PUBLIKOJE.
    Nejse,besoj se te kujtohet por don ta marrish vesh kush e ka shkru.Pastaj i hyn ndoshta ne pazarllek ose e kercenon,ky eshte Recepti apo jo?!?!
    P.S Testi ekstern eshte MAREZI o lole,prandaj protestojn para se ta miratoni!!!

Back to top button