Messi po largohet nga Barcelona

Lionel Messi ka dridhur Barcelonën. Ylli argjentinas e ka pranuar se mund të largohet nga Camp Nou. Edhe pse vazhdimisht ka theksuar se do të ishte i lumtur nëse mbetet në ekipin katalunas deri në përfundim të karrierës, Messi ka pranuar se nuk mund ta parashikoj të ardhmen.

“Sot për sot jetoj në të tashmen. Mendoj të kaloj një vit të mirë dhe të fitoj tituj që i kemi synim me Barcelonën. Asgjë tjetër. Pastaj do të shohim. Futbolli di të ketë shumë kthesa. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente të mbetem përgjithmonë këtu, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi”, ka thënë Messi për “Ole”.

Lajme të ngjashme

Back to top button