Denisa Markoska varroset sot, autoritete kërkojnë ende shkakun e vdekjes

Në Prilep sot do të varroset vajza e re Denisa Markoska, e cila humbi jetën në mënyrë misterioz deri sa punonte në anije në detin Egje. Instituti i mjekësisë Ligjore në Shkup, i ka dërguar njoftimin zyrtarë familjes që vërteton se trupi i gjetur në afërsi të ishullit grek Kerpatos është e Denisës.

Analizat e bëra nga autoritete greke dhe ato maqedonase nuk japin detaje për rrethanat e vdekjes së Denisës. Ajo për herë të fundit është parë në kuvertën e anijes duke pirë cigare. Humbja e saj ishte zbuluar disa orë më vonë, ndërsa incidenti është lajmëruar në polici pasi anija veç më ishte ankoruar në një liman tjetër.

Markoska një kohë të gjatë ka punuar në anijen “Serenisimia” e cila kishte fituar një kontratë të re të punës. Pas saj është gjurmuar disa javë.

Sipas informative të Institutit për Mjekësi Ligjore do të vazhdojë analiza e mostrave të mara nga Denisa që duhet të zbulojnë se si ka ardhur vdekja e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button