Në Gostivar u hap Qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve

Për herë të parë në lagjen Tullana në Gostivar u hap Qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve nga mosha 3-6 vjet, në kuadër të shkollës fillore periferike “Bashkimi”.

Përurimi i çerdhes u bë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Razha Msefer Berada, zëvendës përfaqësuese e UNICEF-it si dhe drejtori i shkollës fillore “Bashkimi”, Mersel Sadiku.

Të gjithë përfaqësuesit e komunës së Gostivarit, UNICEF-it dhe SHF “Bashkimi”, apeluan deri të prindërit që sa më parë ti dërgojnë fëmijët e tyre në këta qendra sepse kjo ndihmon që fëmijët të edukohen dhe zhvillohen edhe më shumë.

“Këtë projekt ne do vazhdojmë ta zhvillojmë edhe nëpër shkollat tjera në bashkëpunim me UNICEF-in, që ti përfshijmë fëmijët në mësimin e hershëm të moshës 3-6 vjeçare. Ne si komunë do vazhdojmë që edhe në të ardhmen të hapim çerdhe për fëmijë dhe këto punë ne i bëjmë në të mirë të shoqërisë që i takojmë. Unë shfrytëzoj rastin ti apeloj prindërit që tu kushtojnë rëndësi të madhe fëmijëve dhe edukimit të tyre, sepse ardhmëria e familjes dhe e qytetit tonë do varet nga edukimi i fëmijëve”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Falënderojmë përfaqësuesit e komunës së Gostivarit për mbështetjen e dhënë dhe për hapjen e kësaj qendre për edukim të hershëm dhe shpresojmë se kjo qendër më tej do jetë e suksesshme në realizimin e qëllimeve për edukim të fëmijëve që në moshën parashkollore. Ne i inkurajojmë komunat që të vazhdojnë me këtë tempo që të hapin qendra për edukim të hershëm në çdo mjedis kur deri tash ka munguar një gjë e tillë. Duam ta potencojmë edhe rolin dhe inkurajimin e familjeve dhe prindërve që ti dërgojnë fëmijët nëpër këta qendra dhe ta kuptojnë rëndësinë e saj që ta dinë se ajo në vetë benefitin e fëmijëve të tyre”, theksoi zëvendës përfaqësuesja e UNICEF-it, Razha Msefer Berada.

“Projektet tona vazhdojnë dhe sot po kurorëzojmë bashkëpunimin komunës së Gostivarit dhe UNICEF-it. Në këtë qendër deri më tani janë regjistruar 27 fëmijë, por ne ju bëjmë apel të gjithë prindërve të lagjes Tullana dhe Fazenaria që ti sjellin fëmijët e tyre në këtë qendër dhe ti shfrytëzojnë kushte e mira që i kemi krijuar, ti regjistrojnë fëmijët dhe të vazhdojnë me përgatitjet e tyre që të jenë të gatshëm për zhvillimin e shkollimit prej klasës së parë”, deklaroi drejtori i shkollës fillore “Bashkimi”, Mersel Sadiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button