Pak shpresë për një vend pune, vetëm 4000 vende të lira përballë 120 mijë të papunëve

Përballë një papunësie prej 120.741 sa janë evidentuar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë maksimumi i vendeve të lira të punës që mund të shpresojnë nga kjo arradhë e të papunëve është 4.359. Të dhënat e Agjencisë për punësim flasin se kaq janë vendet e punës që janë  në dispozicion.

Vendete  e lira të punës të disperzuara në qytete të ndryshme të Maqedonisë, janë vetëm një përqindje simbolike dhe shumë e papërfillshme krahasuar me nurmin e përgjithshëm të atyre që presin punë në qytete përkatëse.

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, nga vendet e lira të ofruara pjesa më e madhe 2.360 janë në Shkup, 255 në Manastir, 239 në Shtip, 155 në Ohër, 129 në Negotinë, 127 në Koçan, 116 në Kumanovë, 115 në Vinicë, 113 në Strumicë, 101 në Tetovë. Nën 100 vende të lira pune ka edhe në Prilep, Dellçevë, Radovish, Strugë…Asnjë vend të lirë pune sipas të dhënave nuk ka në Makedonski Brod.

Si të papunë, në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë përfundimisht me tetorin e vitit 2014, janë evidentuar persona, prej të cilëve kërkues aktiv të punës janë 102.014 persona.

Në Shkup si të papunë janë regjistruar 22.457 persona, në Tetovë 12.386, Kumanovë 10.341, Manastir 7.184. Midis të papunëve më shumë se gjysma ose 55.240 janë gra, ndërsa 46.860 janë burra.

Sipas arsimimit, më së shumti 46.696 janë pa arsim, 36.249 janë mes arsim të mesëm, 18.346 janë me arsim jo të plotë të mesëm, 15.992 janë me arsim të lartë, 2.480 me arsim sipëror, 957 janë magjistra dhe 21 doktorë të shkencave.

Lajme të ngjashme

Back to top button