Klanet e politike të BDI dhe VMRO, rrezikojnë shfrytëzimin e fondeve evropiane

Shuma e parave nga fondet e  Bashkimit Evropian IPA2, qëndron varur si një sprovë për qeverinë e cila tash më duhet të dëshmojë se ka mësuar leksionet nga e kaluara.

Ekspertët mendojnë se qeveria e Maqedonisë ka lënë të paprekur klanet politike që drejtojnë institucionet dhe që janë dëshmuara të pa afta për të menaxhuar me fondet evropiane. Kjo sipas tyre paraqet një rrezik potencial për mos shfrytëzuar në mënyrë efikase fondet e IPA2.

Këto fonde janë mjaftë të kontrolluara nga BE-ja dhe kjo ka vënë në sprovë institucionet shtetërore, duke nxjerrë në sipërfaqe pa aftësinë e menaxhimit me shuma të mëdha të parave të akorduara nga fondet evropiane, thonë ekspertët.

Lidija Domovska thotë për Portalb se Qeveria e Maqedonisë tash më ka leksione tjera për menaxhimin e shumës prej 664.2 milion euro në kuadër të IPA2 fondeve. Ajo thotë se nëse qeveria nuk ka mësuar diçka nga dështimet e kaluara atëherë sërish do të vihet në pikëpyetje efikasiteti i shfrytëzimit të këtyre fondeve.

Ajo thotë se sprova është e vështirë sepse aftësia menaxhuese e institucioneve qeveritare të udhëhequr nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI, nuk ka ndryshuar aspak. Sipas saj kemi po ato institucione që nuk arritën të menaxhojnë si duhet me fondet evropiane.

Sipas Lidija Dimovskës, qeveria duhet të tregojë vizion dhe të imponojë projektet e saj.

“Tani nuk behet fjalë për komponent, por për sektorë. Nëse do të merret një sektorë që do ët akordohen 50 milion euro atëherë shumën tjetër duhet ta sigurojë qeveria. Për këtë qëllim qeveria duhet të hartojë një program afatshkurtër. Pra ajo duhet të ketë një buxhet afatshkurtër pre 3 – 4 vite”, thotë Lidija Dimovska.

Dimovska thotë se kësaj radhe nuk është kontestuese ajo se a do t’i shfrytëzojmë paratë, por sa do na ngelet nga këto para.

“Nëse institucionet e Maqedonisë tregojnë pa aftësi më menaxhimin e IPA2 fondeve atëherë, delegacionet e  Bashkimit Evropian do t’i përpunojë projektet. Kjo shtron çështjen e pagesave të mëdha eksperteve apo konsultantëve të huaj dhe në fund duhet të bëhet bilanci sa para kemi arritur të shfrytëzojmë në mënyrë efektive dhe kjo është një problem”, thotë Lidija Dimovska.

Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim i delegacionit evropian, Martin Kllauke, thotë se Maqedonia në periudhën e ardhshme 7 vjeçare do të ketë në dispozicion shumën prej 664.2 milion eurove, por që të mund  t’i shfrytëzoj këto para duhet të ballafaqohet me kapacitetin e ulët absorbues të institucioneve të shtetit për të marrë këto para.

“Edhe këtë periudhë do të ballafaqohemi me problemet që kanë ngelur nga periudha e kaluar si problem ia aftësisë së institucioneve për të absorbuar këto fonde nga IPA2. Duhet të përmirësohet procesi i programimit të projekteve dhe sundimit të drejtësisë. Në raport me kapacitetin e institucioneve kemi dëgjuar se ka arritur në 300 njerëz, por ky përparim i personelit  nuk është në nivelin adekuat në raport me atë që kërkohet për IPA fondet”, thotë Kllauke.

Sipas tij duhet më shumë koordinim me institucioneve që të tejkalohet problemi. Kllauke thotë se tani ka më pak kontrolle nga BE, por tani kryesisht do të kontrollohen menaxhimi m financat publike dhe do të bëhet mbikëqyrja sektoriale atje ku duhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button