Mbi 81 për qind e qytetarët janë pro anëtarësimit në NATO, 63 për qind pro BE-së

Prioritet më i lartë në politikën e sigurisë, për të cilën ekziston konsensus i qartë tek të gjitha subjektet politike është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë në Fakultetin për Siguri – Shkup para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Britaninë e Madhe, rreth mendimit të qytetarëve për sigurinë dhe për kërcnimet rreth sigurisë në vend. Në hulumtim janë përfshirë 1.167 qytetarë nga 37 komuna në Maqedoni, persona të moshës prej 18 deri në 66 vjeçar.

Mbi 81 për qind nga të anketuarit, janë sqaruar për anëtarësim në NATO, ndërsa vetëm 19 për qind janë kundër integrimit të vendit në Aleancën Veriatlantike. Për dallim nga NATO-ja, mbi 68 për qind janë sqaruar “pro”, ndërsa 32 për qind kundër anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE.

Një numër i madh i të anketuarve pozitivisht janë sqaruar për atë se hyrja e Maqedonisë në NATO do të ndikojë në rritjen e sigurisë, modernizimit të ARM-së, do ta zvogëlojë rrezikun nga sulmet e jashtme dhe do ta rrit hyrjen e investimeve të huaja. Një numër i vogël nga të anketuarit, theksohet, vlerësojnë se anëtarësimi në Aleancë do të sjell humbjen e identitetit kombëtar të popullit maqedonas, humbje të sovranitetit dhe pavarësisë dhe do ta detyrojë vendin të heq dorë nga emir Republika e Maqedonisë.

Sipas informatave të marra, qytetarët e anketuar kryesisht pajtohen se NATO-ja ka rol të rëndësishëm në mundësimin e zhvillimit të infrastrukturës, do t’i përjashtojë konfliktet me vendet fqinje, do t’u sigurojë marrëdhënie partnere ushtrive të vogla me ato më të mëdha, respektivisht mes vendeve, por konstatohet se do të rritet rreziku nga sulmet terroriste.

Njëra nga konkludimet nga hulumtimi i bërë nga Fakulteti për Siguri – Shkup para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Britaninë e Madhe rreth mendimit të qytetarëve për sigurinë dhe për rreziqet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë, është se ekzistojnë dallime mes qëndrimeve të të rinjve dhe personave më në moshë lidhur me funksionimin e sistemit të sigurisë dhe se ku gjenden ata në politikën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button