Çka do të bëj Subrata me investimet në Maqedoni?

Nuk do të humbim asgjë nëse nuk realizohen investimet e paralajmëruara të Subrata Rojt i cili në Lubanishte të Ohrit duheshte të ndërtojë një kompleks super luksoz, por do të kishim benefit nëse ndodhte e kundërta, deklaroi sekretari i Komunës së Ohrit Dimitar Spasevski.

Komuna e Ohrit nuk ka informacione se deri ku është realizimi i këtij projekti dhe thonë se ai është në duart e Qeverisë. Kjo erdhi pas informacioneve të fundit se qeveria do ta ndërprej marrëveshjen me Rojn dhe kompaninë e tij lidhur me investimet në Agro-kombinatin ‘Xhumajlija’.

“Ne absolutisht jemi të hapur për të gjithë investitorët e huaj duke përfshi edhe Subrata Rojn dhe ajo që do të kërkohet prej nesh si qeverisje lokale ta plotësojmë. Ne nuk e udhëheqim këtë proces, këtë proces e udhëheq qeveria e Maqedonisë nëpërmjet ministrive përkatëse”, deklaroi për REL Dimitar Spaseski.

Nga ai njeri nuk do të ketë asgjë as nga ato investime nuk do të ketë asgjë, vlerëson Jovan Stojanovski këshilltar në LSDM dhe profesor në fakultetin për turizëm.

„Shën Naumi nuk është vend për kështu investimesh, ai vend është parajsë e zotit dhe ku duhet të ketë koncepcion tjetër për zhvillim dhe tërheqje të investitorëve, se sa të ndërtohen kazino”, deklaroi Stojanovski.

Nga kompania e Subrata Roj në Maqedoni para disa ditëve informuan se nuk do të heqin dorë nga projektet në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button