fbpx

Mesha në shqip në rajonin e Rekës për nder të Bagerit

Mitropolia e kishës ortodokse të Tetovës që shtrihet deri në Rekën e Epërme ka dhënë leje që në kishat e fshatrave të Mavrovës të mbahet mesha në shqip për nder të Kristo Bagerit, babait të Josif Bagerit.

Vendimi është miratuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila urdhëron udhëheqësit klerikë të kësaj zone që të respektojnë vendimin për zbatimin e gjuhës shqipe në nderim të Kristo Bagerit.

Ky dokument është zbardhur nga historiani Arben Llalla, i cili ka theksuar se kjo e arritur është vepër e aktivistes së çështjes shqiptare Elida Jorgoni.

“Kjo arritje arritje është vepër e Elida Jorgonit (aktiviste e cështjes kombëtare) e cila me një dëshirë dhe këmbëngulje arriti të realizojë atë që për vite çirret një parti shqiptare në Maqedoni se do e realizonte, por nuk e ka realizuar ende”, theksoi historiani Llalla.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close